Vazhdon rivaliteti Arsenal-Real Madrid për sulmuesin Suares

Rivaliteti mes Arsenal dhe Real Madrid për të marrë shërbimet e sulmuesit të Liverpul, Luis Suarez, pritet të mbajë gjallë merkaton verore përgjatë gjithë sezonit të saj. Pasi vetë lojtari deklaroi se sezonin e ardhshëm do të luajë për një skuadër pjesmarrëse në Chempions Lige dhe ku klubi ka fiksuar tashmë çmimin e largimit të tij për shifrën e 40 milion paund, dy klubet kryeqytetase vazhdojnë të paraqesin oferta në adresë të Redsave për të marrë kartonin e bomberit latin.Deri tani skuadra më e favorizuar për të marrë shërbimet e sulmuesit kryesor të Liverpul ishte skuadra Madrilene, pasi kishin ofruar 40 milion euro. Por në orët e fundit gjithçka ka ndryshuar dhe Arsenal ka fituar terren ndaj "Galaktikëve". Sipas mediave britanike bëhet e ditur se drejtuesit e Topçinjve me në krye menaxherin dhe njëherësh trajnerin Venger, u kanë prezantuar homologëve të Liverpul një ofertë prej 35 milion paundësh për të marrë kartonin e Suarez. Duke parë që Higuain është më afër me skuadrën e Napolit, Topçinjtë kërkojnë me çdo kusht të nënshkruajnë sa më shpejtë të jetë e mundur me sulmuesin uruguaian. Kjo edhe për shkak se Suarez është një nga dëshirat e mëdha edhe të trajnerit Ancheloti për këtë merkato verore.Oferta e bërë zyrtare nga Topçinjtë e Londrës nuk është taman aq sa në të vërtetë kërkojnë drejtuesit e ekipit të Redsave, por shumë e përafërt dhe në bisedimet e orëve të ardhëshme mund të arrihet ndonjë marrëveshje e mundshme. Gjithmonë nëse Madrilenët nuk ndërhynë sërish me ndonjë ofertë tjetër më të lartë. Rivaliteti mes dy klubeve kryeqytase për të marrë shërbimet e Suares, ka bërë që kartoni i tij të njohë rritje të vazhdueshme. Deri në fund të merkatos pritet që rivaliteti mes "Topçinjve dhe Galaktikëve" të bëjë më interesante dhe tërheqëse këtë merkato të çmendur verore.