Marquinho te PSG, i hap rrugë kalimit të Thiago Silva drejt Barcelonës
Kalimi i qendërmbrojtësit Marquinho në radhët e PSG sipas “La Korriere Dello Sport” për shifrën e 35 milion Eurove, ka hapur shumë debate dhe diskutime për të ardhmen e brazilianit tjetër, Tiago Silva.Ky i fundit kërkohet prej kohësh nga skuadra e Barcelonës. Kalimi zyrtar i Marquinhos në kryeqytetin Francez do ti hapte rrugë përfundimisht edhe largimit të Silvës drejt Kalatalunjës për të realizuar dëshirën e tij të madhe që është të luajturit me fanellën Blaugrana.Sipas të përdishmeve spanjolle “El Mundo Deportivo” dhe “Sport”, bëhet e ditur se presidenti Rosel dhe tekniku Vilanova po përgatisin sulmin e fundit për të marrë shërbimet e qendërmbrojtësit të hekurt brazilain. Shitja e Tiago Alkantares të Bajern Mynih për shifrën e 25 milion eurove, ka sjellë të ardhura të mira në arkat e Barcelonës që këta të fundit ti vënë në dispozicion për të blerë një Tiago tjetër por në rolin e mbrojtësit.Sipas të përditshmes katalanasë “Sport”, bëhet e ditur se Tiago Silva i ka ndërprerë pushimet e tij në Brazil. Qendërmbrojtësi i PSG-së ka marrë rrugë drejt Francës ku do të ketë një takim me trajnerin Laurent Blanc, me të cilin do të bisedojë për të ardhmen e tij.Silva thuhet se i ka thënë agjentit të tij që të përpshpejtojë kalimin e tij te Barcelona.Agjenti i tij e ka siguruar lojtarin se Barcelona është e gatshme të paguaj shumën e duhur për të, por se vetë lojtari paraprakisht duhet të arrijë një marrëveshje me drejtuesit e PSG, që këta të fundit ta lënë të lirë të largohet. Orët e ardhëshme pritet të jenë deçisive për ish mbrojtësin e Milan që me shumë gjasa në sezonin e ri futbollistik nuk do të shohim më me ngjyrat e kampionëve të Francës.