Maikon në Itali, nënshkruan me klubin e Romës

Dagllas Maicon, rikthehet në Itali pas një eksperience jo shumë pozitive në Premier Ligë me nënkampionët e Anglisë, Manchester  Cytin. Mbrojtësi brazilian kësaj rradhe nuk do të luaj në Milano por larg ish ekipit të tij, interit, ku kaloi dhe vitet më brilante të karrierës.Maikon në Seria A, sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Romës, pasi kryeqytetasit kanë arritur të bindin brazilianin për tu bërë pjesë e projektit të tyre edhe pse të kontestauar vazhdimisht nga tifozët verdhekuq .Mbrojtësi i krahut të djathtë, Maikon, ka zbarkuar sot në mëngjes në kryqytetin Italian, ku ka bërë dhe vizitat mjekësore dhe më pas menjëherë është prezantuar si blerja më e re e drejtuesve të ekipit të Romës. Maicon në sezonin që sapo lamë pas nuk ka patur hapsirat e mjaftueshme në radhët e qytetarëve britanik, ndaj dhe e ka parë të arsyeshme që të ndryshojë ambjent për të luajtur më shumë dhe mbase për të arritur një vend në kombëtaren e Seleçaos për Botërorin e 2014-ës. Braziliani firmosi me Romën një kontratë nga e cila do të përfitojë 3 milion euro në sezon për 2 vitet e ardhëshme , 2 më pak nga sa përfitonte në radhët e Manchester Sitit.Për kartonin e brazilianint, drejtuesit e Romës paguan vetëm 500 mijë euro, një shifër e vogël aq sa mediat ndërkombëtare tallen me faktin që 500 mijë euro Roma do ti paguajë për portierin e Napolit, De Santis, dhe me të njëjtin çmim marrin një mbrojtës me emër të madh ndërkombëtarë.Ardhja e Maijkon në kryeqytetin italian ka një synim të qartë, rikthimin edhe një herë në ditët më të mira të karrierës së tij. I ambientuar me kampionatitn Italian, ish mbrojtësi Zikaltër kërkon edhe që në radhët e skuadrës së Romes, të japë më të mirën nga repertori i tij, por se sa do ta lejojë mosha një gjë të tillë, kjo mbetet për tu pare, pasi Maikon dihet që tashmë ëshë në vitet e fundit të karrierës.