Motot GP, Marc Marquez fiton Çmimin e Madh të Gjermanisë
Çmimi i Madh i Gjermanisë në Moto GP ka rezultuar një garë mëse e çmendur. Pas dëmtimit të kampionit në fuqi, Horge Lorenco, edhe spanjolli tjetër, Dani Pedrosa, nuk mori pjesë në garën e Saksenring për shkak të një frakture, duke i lënë rrugë të lirë shokut të skuadrës, Mark Markuez, të rrëmbejë vendin e parë duke shfrytëzuar dëmtimet e dy rivalëve kryesorë për titullin kampion të këtij sezoni.Piloti i talentuar i Hondas, preu i pari vijën e finishit në Çmimin e Madh të Gjermanisë, duke u ngjitur jo vetëm në podium por edhe duke marrë vendin e parë në renditjen e pilotëve. Mark Markez përfitoi mjaft mirë nga mungesa e Horge Lorensos, dhe Dani Pedrozerz për të dominuar në pistën gjermane, duke lënë pas britanikun Krotçlou dhe ish 9 herë kampionin e botës, Valentino Rossi.Gara nisi me një start fantastik nga ana e Doktor Rosit, i cili mori kryesimin që në kthesën e parë, duke lënë pas dyshen Bradël - Espargar. Doktori gaboi trajektore në xhiron e gjashtë duke humbur terren, ndërsa Marquez u ngjit në krye një xhiro më vonë ndërsa gara kryesohej nga piloti gjerman, Bradwl. Që nga ky moment, djaloshi i ri i talantuar i Hondas, nuk la asnjë hapësirë për kundërshtarët, ndërsa britaniku Krutçlou parakaloi Rossin në xhiron e 17-të, duke u pozicionuar në shkallën e mesme të podiumit. Me suksesin e arritur në Çmimin e Madh të Gjermanisë, Markuez ngjitet në krye të klasifikimit botëror të Moto GP. Por dhuratat për kampionin iberik nuk përfundojnë këtu, pasi Lorenco rrezikon edhe garën e Laguna Seca-s, ndërsa Pedrosa vazhdon të vuajë një formë të dobët për shkak të dëmtimit të rëndë në klavikul dhe nuk dihet se kur do të rikthehet.Vendi i parë në klasifimimin e përgjithshëm mbahet nga Markez me 138, Dani Pedroza 136, Horge Lorenco 127, Kraçlou 107 dhe mbyll 5 vendet e para Valentino Rosi.