Olldashi në Pogradec: Në Shqipëri ka vetem dy pole politike, LSI i’u kthye partisë mëmë

Kandidati për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi deklaroi në Pogradec se në Shqipëri ka vetëm dy pole politike dhe se mbi këtë tezë duhët të përqëndrohet veprimi opozitar. LSI iu kthye partisë “ mëmë” - deklaroi Olldashi gjatë takimit me anëtarë dhe simpatizantë në Pogradec, me të cilët zhvilloi një bashkëbisedim të hapur, rreth platformës së tij për drejtimin e Partisë Demokratike.“Duhet të identifikojmë palët politike, gjithmonë në kuadër të veprimit opozitar. Sot, Shqipëria ka dy palë politike, ka qeverinë e Edi Ramës, pjesë e së cilës është edhe Ilir Meta dhe opozitën Partinë Demokratike. Ne duhet të identifikojmë dhe të shënjestrojmë si objektiv, qeverinë e Edi Ramës. Edi Rama dhe Ilir Meta janë pjesë e së njëjtës së keqe, janë partia mëmë, janë bërë prapë bashkë dhe ne e kemi fokusin të përqëndruar tani. Ky është objektivi që ne do të rrëzojmë, në përballjen e parë elektorale me ta”tha Olldashi.Duke folur për paketën e ristrukturimit të Partisë Demokratike, z. Olldashi deklaroi se do të punojë ngushtësisht me strukturat në bazë, për të zhdërvjelltësuar jetën politike brenda partise dhe për të ndezur motorët e kontrollit të territorit, në kënvështrimin elektoral.“Të përforcojmë disa lidhje që kishin filluar të zbeheshin me militancën e partisë , me anëtarin e thjeshtë të saj. Shumica e kapaciteteve njerëzore të koorpusit politik të PD-së, duke filluar nga Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe deri tek grupet e punës u angazhuan në qeverisje, parlament dhe në administratë , duke ngathtësuar lidhjen me strukturat bazike të Partisë” theksoi më tej.Olldashi theksoi më tej gjatë një takimi me strukturat e PD, në Bilisht se me standardin e përgjegjësisë që vendosi lideri historik i demokratëve, Berisha, mekanizmi i përgjegjësisë duhet të zbresë në të gjithë piramidën strukturore të Partisë.