Vlorë, aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet

140 objekte të ndërtuara pa leje në bregdetin e Vlorës janë prishur sot gjatë një aksioni të urdhëruar nga kryebashkiaku Shpëtim Gjika.Aksioni, i dyti pas atij të zhvilluar para zgjedhjeve të 23 qershorit, nisi në zonën e Jonufrës ku në mbështetje të Inspektoriatit ndertimor ishte edhe policia e shtetit dhe ajo bashkiake.Aksioni i radhës pas këtij të sotmit, pritet të jetë edhe më i fortë dhe i bujshëm pasi do të përfshihet minimolet dhe ndërtimet  buzë detit.Ardian Musta nënkryetari i bashkisë njëherësh edhe shefi i urbanistikes tha se qëllimi kryesor i këtij aksioni është pastrimi i territorit të plazhit, ambjenteve publike dhe vijes bregdetare të pushtuara së fundmi nga ndërtimet pa leje që prishin imazhin e turizmit.Rregulli i vendosur urdhëron në këtë mënyrë që të gjithë pronarët e objekteve të prishura do të pastrojnë vetë zonën duke hequr mbetjet inerte, ndërsa për ato objekte që nuk jane identifikuar pronarët, do të ndërhyjnë drejtoritë e linjës nën juridiksionin e  bashkisë së Vlorës.