Përmet, kulloste bagëtinë, goditet për vdekje nga rrufeja 35-vjeçari

Përkeqësimi i motit sjell dhe viktimën e parë. Mesditën e sotme një bari është goditur për vdekje nga rrufeja.Ngjarja e rëndë ka ndodhurnë Përmet, në malin Dhëmbel ku shtetasi Enkeled Musollari, 35 vjeç teksa kulloste bagëtitë sëbashku me kunatin e tij është goditur nga rrufeja dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Ka qenë kunati i tij që më pas ka lajmëruar forcat e policisë, të cilët janë nisur drejt vendit të ngjarjes menëjherë pas marrjes së denoncimit.