Barometri Global i Korrupsionit:Drejtësia dhe shëndetësia më të korruptuarat në Shqipëri

Gjyqësori dhe shëndetësia qëndrojnë në krye të listës si sektorët më me korrupsion. Ky është përfundimi i raportit të fundit nga Transparency International.Barometri Global i Korrupsionit  2013 është një studim i kryer në 114,000 njerëz në 107 vende të botës dhe tregon se korrupsioni është i përhapur.Sa i përket Shqipërisë TI thotë se ka pasur një rritje në luftën kundër korrupsionit, megjithatë  83% e të anketuarve mendon se korrupsioni në Shqipëri është i lartë.Sistemi i drejtësisë dhe ai i shëndetësisë kanë marrë një notë vlerësimi 4.3, ku vlerësimi varion nga 1-5.  Vlerësimi me notën do të thotë se korrupsioni thuajse nuk ekziston ndërsa vlerësimi me  5 do të thotë një vend jashtëzakonisht i korruptuar.Në përqëndje të lartë qëndon edhe frika ose pasiguria për të raportuar një akt korruptiv. 49% e qytetarëve shqiptar thonë se nuk do ta raportonin një insicentë të tillë. Uniformat blu akoma nuk e kanë fituar besimin e qytetarëve shqiptar.Përcepitimi i qytetarëve për nivelin e lartë të korrupsionit është edhe për partitë ku 42% e të ankentuar thonë se vitet e fundit është rritur. Ndërsa si institucione apo organizmat më pak të korruptuar janë vlerësuar autoritet fetare, shoqëria civile dhe media. Ku në media qytetarët janë shprehur se mund ta denoncojnë më lehtë një rast se sa në një institucion.Për Shqipërinë ky raport i referohen anketimeve ballë për ballë me qytetarët për një kampion prej 999 persona në rreth 12 qarqet e vendit.