Aksidenti i rëndë në Librazhd, arrestohen drejtuesit e mjeteve
Policia e Elbasanit ka arrestuar drejtuesit e tre automjeteve që u përfshinë në aksidentin e ndodhur ditën e djeshme në aksin Elbasan-Librazhd ku për pasojë gjetën vdekjen 4 persona.Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar Renato Torollari, drejtues i trajlerit dhe Edvin Çuçuli, drejtues i automjetit tip BMW si dhe është marrë masa e arrestit për drejtuesin e furgonit, Eduard Haskurti, që është i plagosur rëndë.Aksidenti tragjik është shënuar pasditen e së hënës në aksin Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrrakë. Si pasojë e përplasjes së 3 mjeteve, 4 persona humbën jetën, ndërkohë që disa të tjerë u plagosën rëndë.Sipas policisë dyshohet se shkak për askidentin e rëndë është mjeti tip BMW me targa AA 971 EA i cili për shkak të parakalimi të gabuar, i ka prerë rrugën furgonit të pasagjerëve të linjës së Librazhdit me targa LB 001 A.Në tentativë për të evituar përplasjen, drejtuesi i fugonit ka devijuar, duke i prerë rrugën një kamioni me targa KO 7579 B, i cili më pas përplasi të dy mjetet.Për pasojë kanë gjetur vdekjen bashkëshortët Fetah dhe Rifete Çela, përkatësisht 50 dhe 48 vjeç nga fshati Krastë i Elbasanit dhe nënë e bijë Nasipe Shehi 69 vjeç dhe Salushe Kullafi 49 vjeç.Ndërkohë në rrezik për jetën ndodhet edhe drejtuesi i mjetit tip fugon, Eduard Askuti, i cili që prej ditës së djeshme ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë.