Reagojnë efektivët e përjashtuar: Ngjarje e sajuar, e vërteta do dalë në dritë pas hetimeve
Vetëm pak orë nga njohja me vendimin e kreut të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, për përjashtimin e tyre nga puna ka ardhur dhe reagimi i dy efektivëve të policisë. Në një deklaratë për mediat Pjerin Voci dhe Julian Malaj, Komisarë policie të përjashtuar sot nga rradhët e policisë së shtetit me motivacionin “Për kryerje të veprimeve të pahijshme° dhe °Shkelje te Kodit të Etikës të Punonjësit te Policisë” theksojnë kjo ngjarje ka ndodhur vetëm për shkak se kanë kërkuar respektin ndaj ligjit dhe pikërisht respektin e Kodit të Etikës së punonjësit policisë së shtetit nga ana e punonjësve të Patrullës së Përgjithshme të Policisë me gradë profesionale më të ulët se ata.“Ne të nënshkruarit Pjerin Voci dhe Julian Malaj, Komisar policie të përjashtuar sot nga rradhët e policisë së shtetit me motivacionin °Për kryerje të veprimeve të pahijshme° dhe °Shkelje te Kodit të Etikës të Punonjësit te Policisë° të informuar për këtë vendim të drejtorit të përgjithshem të Policisë së Shtetit vetëm nga Mass-Media, nëpërmjet kësaj të fundit, dëshirojme ti bëjmë me dije opinionit publik se e gjithë kjo ngjarje ka ndodhur vetëm për shkak se kemi kërkuar respektin ndaj ligjit dhe pikërisht respektin e Kodit të Etikës së punonjësit policisë së shtetit nga ana e punonjësve të Patrullës së Përgjithshme të Policisë me gradë profesionale më të ulët se ne personalisht. Ne si punonjës të devotshëm prej më shumë se një dekadë në radhët e Policisë së Shtetit tashmë me gradë Komisar, të paproceduar asnjëherë dhe me figurë profesionale dhe qytetarë të pastër, nuk mund të lejonim kurrësesi që punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të shkelin ligjin në mënyrë flagrante duke kryer veprime arbitrare pikërisht ndaj oficerëve të policisë së shtetit” thuhet në deklaratën e tyre.Dy efektivët kanë dhënë sqarime edhe lidhur me ngjarjen e ditës së premte, ku dhe janë ndaluar nga kolegët e tyre të patrullës. Sipas tyre, ata janë ndaluar ndërsa udhëtonin me mjetin e tyre nga tre punonjës policie të cilët as nuk janë prezantuar sipas Ligjit të Policisë së Shtetit dhe as nuk e respektuar Ligjin dhe Kodin e Etikës së Punonjësit të Policisë.“Në lidhje me ngjarjen për të cilën është informuar në mënyrë të njëanshme dhe jo korrekte opinioni publik, dëshirojmë tju bëjmë me dije se në datën 05-07.2013 pranë Biblotekës Kombëtare të Kryeqyteit ndërsa nuk kishim kryer asnjë veprim të pahijshëm ndaj asnjë qytetari, gjë që është profesionalisht e verifikueshme, duke udhëtuar me mjetin tonë u ndaluam në mënyrë pikërisht të pahijshme dhe aspak ligjore nga ana e tre punonjësve të Patrullës së Përgjithshme të Policisë disa gradë profesionale poshtë nesh.Sipas ligjit, ndalimi dhe shoqërimi i cdo oficeri policie, apo gjykatësi dhe prokurori kryhet vetëm në një moment në të cilin është realizuar një vepër penale e rëndë dhe në kushtet e flagrancës që nuk ka të bëjë aspak me rastin tonë. Ne u ndaluam nga tre punonjës policie të cilët as nuk u prezantuan sipas Ligjit të Policisë së Shtetit dhe as nuk e respkektuan Ligjin dhe Kodin e Etikës së Punonjësit të Policisë gjë të cilën ne e bëmë me ta në mënyrën e duhur ligjore, duke u prezantuar dhe treguar dokumentat e nevojshëm të policisë.Shkelja e ketyre elemeteve baze ne ushtrimin e profesionit te punonjesit te Policise si ne ndalimin dhe shoqerimin tone, arriti kulmin ne ambjentet e drejtorise se Policise se Tiranes ku nje person i veshur civil me pantallona te shkutra dhe shapka, me arrogance na provokoi duke na fyer ne ambjente zyrtare te policise se shtetit. Ne aparennce duket se reagimi yne ne respekt te ligjit dhe figures profesionale te oficerit te policise ndaj ketyre veprimeve arbitrare ne shkelje te ligjit dhe kodit te etikes duket, se deri tani nuk eshte trajtuar ne menyre te drejte duke mos konsideruar edhe respketin qe ne gezojme ne rradhet e kolegeve dhe kolegeve tona” theksojnë dy efektivët e policisë.Pertej ketyre zhvillimeve, komisarët Pjerin Voci dhe Julian Malaj, shprehen se mbeten me besim te plote te drejtesia brenda rradheve te policise dhe te hapur ndaj insititucioneve perkatese brenda Ministrise se Brendeshme “qe sigurisht duke kryer detyren e tyre ne respekt te ligjit ne perfundim te rezultateve te punes se tyre ligjore, do te duhet te informojme opinion publik per profesionalimin tone ne detyre dhe ne veprimtari , ashtu si edhe shkeljet ligjore dhe etike te ketyre punonjesve te patrulles se policise. Ne besojme se vendosje e drejtesise per rastin tone do te kontribuoje ne respektin e qytetareve ndaj figures etike, profesionale dhe ligjore te te gjithe punonjesve te policise se shtetit”.Dy komisarët e policise u perjashtuan sot nga radhët e Policisë së Shtetit për sjellje të pahijshme ndaj qytetarëve. Urdhrin e ka dhënë drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj lidhur me ngjarjen e datës 05.07.2013, në Tiranë, kur dy punonjës të policisë, komisar Pjerin Voci dhe komisar, Julian Malaj u konstatuan nga patrulla e policisë se po kryenin veprime të pahijshme me qytetarët.Konkretisht komisarët e policisë akuzohen për ngacmimin e femrave në kryeqytet, gjë që ata e mohojnë.