Dollapi bën analizën 5-mujore të CEZ Shpërndarje

SAHTI Dollapi raporton për 5 mujorin5 muaj nën administrim shtetëror kompania CEZ Shpërndarje ka shënuar një përmirësim të dukshëm të situatës financiare dhe teknike. Administratori Sahit Dollapi ka raportuar për punën e bërë që në momentin e marrjes në dorëzim të kompanisë. Sipas Dollapit gjatë këtyre muajve ka pasur një rritje të ndjeshme të arkëtimeve dhe ulje të shpenzimeve me 12 milion USD.Si rrjedhojë e rritjes së arkëtimeve Kompania CEZ ka shlyer një sërë detyrimesh ndaj kompanive të tjera.Administratori Sahit Dollapi ka shpjeguar se deri në këto momente CEZ nuk ka importuar energji pasi ka pasur prodhim në vend ndërkohë që deklaroi se importi do të nisë gjatë muajit gusht.Gjithashtu administrator i CEZ ka sqaruar edhe mbledhjen e të ardhurave nga një kompani e tretë.Tashmë  Ky process pritet të realizohet nga një kompani gjermane e cila është përzgjedhur pas realizimit të  një tenderi ndërkombëtar.Në lidhje me ankesat për mbifaturime kreu i CEZ ka sqaruar se janë zgjidhur pjesa më e madhe e tyre ndërkohë që aktualisht niveli i ankesave është më i vogël. Ndërkohë  ndërhyrjet më emergjente për të përmirësuar furnizimin me enrgji kompania CEZ i ka realizuar në zonat bregdetare.