Lezhë, vdes në spital në maternitet nëna shtatzanë. Familjarët akuzojnë mjekët

Një 22-vjeçare në muajin e 9 të shtatzanisë ka gjetur vdekjen në maternitetin e Lezhës pa mundur ti nënshtrohet operacionit.Lorena Imeri dhe foshnja e saj kanë humbur jetën mesnatën e djeshme sapo nëna është futur në sallën e operacionit, 3 orë pas mbërritjes në maternitet.Familjarët e 22 vjeçares kanë hedhur akuza ndaj bluzave të bardha të maternitetit se nuk i kanë ofruar në kohë ndihmën mjekësore vajzës së tyre, duke shtuar se ajo ka ardhur me shëndet të plotë dhe se ka pritur gjatë operacionin.Sipas përgjegjësit të maternitetit të Lezhës Llesh Marku, 22 vjeçares i është dhënë e gjithë ndihma e nevojshme, por një komplikacion kardiak në momentin e nisjes së anestezisë ka shkaktuar edhe vdekjen e saj.Ai ka shtuar se pritet raporti mjeko ligjor për të përcaktuar shkakun e plotë të humbjes së jetë së pacientes.