PS mbledh sot grupin parlamentar

Partia Socialiste mbledh sot rreth orës 11:00 grupin e saj parlamentar. Kjo është mbledhja e parë e grupit pas fitores në zgjedhjet e 23 qershorit. Mbledhja do të hapet me një fjalë të kreut të PS, Edi Rama, ndërsa pritet që të bëhet edhe një analizë e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.Mbledhja mësohet se do të diskutojë dhe miratojë një axhendë paraprake të punës së grupit ndërsa pritet të diskutohet edhe për heqjen e mandateve të deputetëve, të cilët do të marrin postet ministrore.Një ditë më parë kreu i PS, kryeministri i ardhshmëm i vendit Edi Rama çeli "garën" për të gjithë qytetarët brenda dhe jashtë vendit për dhënë kontributin e tyre për tu bërë pjesë e administratës së re publike si duke u bërë pjesë siç e quajti ai të rilindjes së vendit.