Reeker: Kuvendi i Kosovës të miratojë sa më parë Ligjin për Amnisti
Zëvendës/ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker, ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë sa më parë Ligjin për Amnisti.“Miratimi i Ligjit për Amnisti është i domosdoshëm për përparim në zbatimin (e Marrëveshjes së 19 prillit). Nuk do të ketë amnisti të gjerë”, ka thënë diplomati amerikan për gazetarët në Bruksel.Reeker ka kujtuar se Ligji për Amnisti parashihet me nenin 5 të Marrëveshjes së Brukselit dhe ka thënë se deputetët që kanë votuar kundër tij, kanë qenë “të painformuar”.I pyetur të komentojë formimin e “Kuvendit të përkohshëm të Kosovës dhe Metohisë”, nga serbët në veri, Reeker ka thënë se është i informuar vetëm sipërfaqësisht për këtë çështje, por ka shtuar se “ka pasur gjithmonë të tillë që kanë ngritur barrikada në rrugën e normalizimit”.Ndërkohë shoqëria civile vazhdon ta kundërshtojë Projektligjit për amnistinë. Kësaj radhe ata kanë filluar një t’i kërkojnë qytetarëve të nënshkruajnë në peticionin për ta ndryshuar këtë projektligj, i cili sipas tyre amniston shumë veprave penale.Ilir Deda, nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), ka thënë se organizatat e shoqërisë cilivile dhe qytetarët dhe qytetarët në komunën e Prishtinë, Prizren, Deçan, Pejë dhe Ferizaj, do të kenë mundësi të nënshkruajnë.Përfaqësuesit e shoqërisë cilivile shpresojnë që do të ketë mobilizim masiv të qytetarëve në mënyrë që këto tri ditë të vjen deri te një numër i madh i nënshkrimeve për kundërshtim të projektligjit për amnisti. Për këtë peticion edhe për tre ditë me radhë nga ora 10 deri në orën 20.00 qytetarët mund ta japin kontributin e tyre për të nënshkruar.