Kërkimet për naftë në Greqi, zbulohen gjurmë hidrokarburesh në Jon
Qeveria greke ka bërë të ditur se kërkimet sizmike në detin Jon dhe në ishullin e Kretës kanë dhënë shenjat e para pozitive për ekzistencën e burimeve me hidrokarbure.Të dy zonat "dëshmojnë mundësi të mëdha dhe një dinamikë të rëndësishme", nënvizohet në një njoftim për shtyp të ministrisë së mjedisit dhe energjisë, me rastin e përfundimit të fazës së parë të kërkimeve nga kompania norvegjeze Petroleum Geo Services.Rezultatet e kërkimeve janë tashmë të disponueshme në selinë e kompanisë norvegjeze dhe së shpejti do të disponohen edhe nga ministria greke e mjedisit, thuhet më tej në njoftim.Vetë ministri grek i energjisë, Janis Manjatis, në një deklaratë për shtyp, ka vënë në dukje se hapësira ku u kryen kërkimet në detin Jon, është zgjatim i zonës karbonike të Adriatikut Jugor, dhe se rezervuare produktive me shkëmbinj karbonikë gjenden edhe në Itali dhe Shqipërinë fqinje.Sipas ministrit, përpunimi i të dhënave pritet të përfundojë në dhjetor të këtij viti dhe brenda gjysmës së parë të 2014-s do të shpallen tenderat për dhënien e parcelave, ku kompanitë e interesuara do të fillojnë shpimet për kërkime nafte dhe gazi natyror.Autoritetet greke besojnw se nga ekzistenca e hidrokarbureve në zonën greke, shteti do të marrë 150 miliardë euro për 30 vjet.