Gruevski jep sinjale për kompromis për emrin
Partitë politike në Maqedoni e kanë komentuar letrën e kryeministrit, Nikolla Gruevski, për një takim me homologun grek Samaras për zgjidhjen e emrit.Për LSDM-në, ky hap është pozitiv dhe në funksion të zgjidhjes së kontestit të emrit.“Kryeministri ka konfirmuar se ai nuk është në një linjë të njëjtë me qëndrimin presidentit Ivanov, i cili tashmë është i qartë për të gjithë, se nuk do të çojë në një kompromis apo një zgjidhje për këtë problem të ngutshëm për Maqedoninë," deklaroi udhëheqësi i LDSM Zoran Zaev .Deputetja nga radhët e BDI-së, Ermira Mehmeti deklaroi se ftesa e Gruevskit është një veprim i cili ka për qëllim nëse asgjë tjetër, të dëshmoj gatishmërinë nga ana e Maqedonisë për zgjidhjen e këtij kontesti.Për liderin e PRSD-së, Tito Petkovski reagimi i Gruevskit nuk do të thotë lëshim apo gatishmëri për koncesione, por marketing për konsum të brendshëm.