Rasmussen:Nuk kam dëgjuar që Prishtina e do FSK-në ushtri

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen e ka vlerësuar situatën në Kosovë si të përmisuar edhe pse thotë se ka ende shumë punë për t’u bërë.Në një intervistë për Kohën Ditore, Rasmussen thekson që për momentin NATO-ja nuk do të zvogëlojë numrin e ushtarëve të saj në Kosovë në misionin e KFOR-it.Shefi i NATO-s flet edhe për rëndësinë që ka marrëveshja politike e arritur në Bruksel për përparimin e mëtejshëm në Kosovë.I pyetur në lidhje me deklaratat e zyrtarëve të Kosovës se FSK-ja do të bëhet ushtri e Kosovës,  ai ka theksuar se nuk ka dëgjuar deklarata të tilla.“Para së gjithash, më lejoni të nënvizoj se nuk kam dëgjuar deklarata nga autoritetet e Prishtinës të cilat japin indikacione se Forca e Sigurisë së Kosovës do të shndërrohej në ushtri. Unë do të prisja që kjo Forcë kosovare e sigurisë të vazhdojë të punojë sipas mandatit të saj të tanishëm, të mbrojë popullsinë civile, të marrë pjesë në ndërhyrje në rastet e katastrofave dhe në këtë aspekt FSK-ja ka ndëtuar kapacitete të vërteta dhe ka arritur progres”, ka thënë Rasmussen.