NATO e interesuar për ecurinë e Marrëveshjes së Ohrit

Aleanca Veriatlantike është e interesuar për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.Kjo është nënvizuar nga ndihmës – sekretari i përgjithshëm i NATO-s për politikë të jashtme dhe siguri, Dirk Brengelman, gjatë takimit me zëvendëskryeministrin përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferri.Zyrtari i lart i NATO-s theksoi se qëndron në Maqedoni në prag të përgatitjes së raportit të progresit për anëtarësim duke theksuar se Aleanca është shumë e interesuar për implementimin e obligimeve që dalin nga MO-ja, avancimin me sundimin e ligjit, gjyqësorin, lirinë e mediave.Zëvendëskryeministri Xhaferri ka informuar zyrtarin e lartë të NATO-s për procesin e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe sfidat me të cilat po përballet procesi i implementimit. Xhaferri nënvizoi se ky dokument paqësor që ka garancën ndërkombëtare është bazë për reformat dhe rrugën e anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE.Xhaferri ftoi Brengelmanin te marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare që do të mbahet në fillim të muajit shtator, që është vazhdim e Tryezave të rrumbullakëta ku diskutohet rreth implementimit të politikave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit.Ndërkohë gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm Popovski, Dirk Brengelman deklaroi se Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim në NATO menjëherë sapo të arrihet marrëveshja për tejkalimin e dallimeve me Greqisë rreth çështjes së emrit.Ai deklaroi se për Aleancën akoma mbetet në fuqi vendimi i Bukureshtit, i cili u konfirmua edhe në samitin e Çikagos, që pa zgjidhjen e emrit nuk do të ketë anëtarësim në NATO.”NATO-ja është shumë e interesuar për avancimin me sundimin e ligjit, gjyqësorit dhe mediave. Njëherit angazhohet gjithashtu për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Kornizë dhe zhvillimin e marrëdhënieve ndërnacionale, që është e vështirë, por reale dhe e realizueshme” tha Brengelman, pas takimit me ministrin e jashtëm Nikolla Popovski.Nga ana tjetër, ministri Poposki se nga takimi me Brengleman është nxjerrë konstatimi se Maqedonia është një partner serioz i Aleancës dhe i ndërsjellë do të jetë përfitimi nga anëtarësimi i saj sa më i shpejtë në këtë organizatë relevante ndërkombëtare.