Ambasadori i Kosovës në Tiranë, opozita kërkon zëvendësimin e Selimit

Ministria e Punëve të Jashtme ende nuk ka menduar se a do ta zëvendësoj apo si do të veproj në rastin e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, i cili po dyshohet nga EULEX-i për krime lufte.Zyrtarë të MPJ-së thonë se do ta presin fjalën e gjyqësisë për të vepruar në rastin e ambasadorit Selimi. Ndërsa, zyrtarë opozitarë thonë se ambasadori Selimi ka qenë njeriu më i duhur për të përfaqësuar Kosovën në Tiranë, derisa sipas tyre deri në lirimin e tij nga akuzat do të ishte mirë të emërohej një ushtrues detyre.Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi ka thënë për Kosovapress se në javët në vijim apo muajt në vijim çdo ambasador dhe çdo ambasadë do ta ketë përfaqësuesin e vet, megjithëse nuk jep sqarime se si do të veprojnë me ambasadën në Tiranë.Ai ka shtuar se MPJ-ja për herë të parë është në një proces të rrotacionit, pasi secili ambasador tash po i ofrohet limitit ligjor të shërbimit prej katër vjetëve që mund të shërbej në një shtet.Ndërsa, në anën tjetër deputetët opozitar kritikojnë MPJ-në, duke thënë së MPJ-ja është një institucion i paorganizuar me shumë probleme, sidomos të skemës organizative të rrotacionit i cili po ndodh me ambasadorët, mungesën e paralajmërimeve në kohë, sidomos të atyre të cilët duhet apo do të transferohen bazuar në ligj dhe shkeljeve të mëdha ligjore.Deputetja e AAK-së që është anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë për Kosovapress se kanë akredituar shumë moti një ambasadore e cila paraprakisht ka qenë e nominuar të shkoj në Kolumbi dhe për aq sa ka informacione, ajo është ende në Prishtinë, pasi sipas Kada Bujupit, ekziston një mungesë e planifikimit të mirëfilltë dhe zbatimit të planit që është dorëzuar në komision, por ajo thotë se gjithçka është e çrregulluar dhe vendimet merren ‘ad hok’ dhe nuk ka një organizim të mirëfilltë që do të bënte që një sektorë kaq i rëndësishëm të zbatonte ligjin dhe të vepronte konformë ligjit.Ndërsa, sa i përket rastit të ambasadorit Selimi, ajo thotë se as si komision nuk kanë kërkuar sqarime nga MPJ se si do të veprojnë në këtë rast, por ajo konsideron se një ushtrues detyre deri në rikthimin e shpejt të ambasadorit do të ishte një zgjedhje e mirë.Megjithatë, sipas saj, është në prioritet në momentin që nuk është në funksion apo detyrë në rrethana normale duhet të zëvendësohet ambasadori.Kadja-Bujupi thotë se ka filluar një ndërtim i një stafi i cili me ndryshimin e qeverive është politizuar dhe është bërë një nguti për të dërguar njerëz të preferuar dhe të caktuar për të kënaqur pushtetet e ndryshme në vend se të jetë një vendosmëri që ky shërbim të jetë i papolitizuar dhe të ketë profesionist të cilët do të dërgohen konform nevojave dhe prioriteteve të Kosovës.Ambasada e Kosovës në Tiranë ka mbetur pa ambasador për shkak se ambasadori, Sylejman Selimi dyshohet për krime lufte nga misioni i EULEX-it, e i cili është në paraburgim me vendim të gjykatës pas kërkesës së prokurorit të prokurorisë speciale të EULEX-it, Maurizio Salustro.