“Rasti Kleçka”, Fatmir Limaj dhe të tjerët lirohen nga arresti shtëpiak
Fatmir Limajt me shoke iu është ndërprerë arresti shtëpiak dhe iu është zëvendësuar me masën e lajmërimit në stacion policor në baza ditore. Tani e tutje të gjithë janë të lirë. Ky është vendimi që para pak çastesh e mori Trupi Gjykues në “Rastin Kleçka”.Lajmin e ka konfirmuar për Kosovapress avokati i Limajt, Tomë Gashi, i cili ka pohuar se Trupi Gjykues ka vlerësuar se askush më nuk mund të ndikojë në dëshmitarë, as të prokurorisë, as të mbrojtjes. Ndërsa, kanë konsideruar se ka kaluar çdo arsye për mbajtjen e tyre.Sipas Gashit, kjo ka qenë një lojë e sistemit gjyqësor dhe gjithë kjo është dashur të ndodh kohë më parë, pa pasur nevojë që të caktohet paraburgim e as arrest shtëpiak. Ndërkaq lajmi për këtë lirimin e Limaj është konfirmuar edhe nga EULEX.“Paneli gjykues në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka urdhëruar lirimin nga arresti shtëpiak për të gjithë 10 të akuzuarit në rastin Kleçka. Gjykata ka ndaluar dokumentet e udhëtimit të të akuzuarve dhe ka urdhëruar që ata të lajmërohen në stacionin policor një herë në ditë”, thuhet në një kumtesë për shtyp.Sipas vendimit të Gjykatës Limaj dhe të tjerët duhet çdo ditë të lajmërohen në stacionin më të afërt policor nga ora 7:00 e mengjesit deri ne 21:00.