Stano: KE mbështet çfarëdo nisme për çështjen e emrit

Komisioni Europian mbështet të gjitha masat që do të çojnë deri në një zgjidhje të përbashkët të pranueshme për kontestin e emrit. KE i mbështet të gjitha nismat e ndërmarra në këtë drejtim, duke përfshirë edhe nismën e fundit të kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.Ky është qëndrimi i zëdhënësit të KE-së, Petar Stano, pas letrën së djeshme të kryeministrit të Maqedonisë dërguar deri të homologu i tij grek, Andonis Samaras, në të cilin Gruevski kërkon që të dy të formojnë ekipe, të cilët do ti kryesojnë me qëllim që të ulen në tryezë dhe të përpiqen ta zgjidhin kontestin dhjetëvjeçar.“Kur bëhet fjalë për çështje bilaterale, KE nuk ka qëndrim, sepse ne nuk dëshirojmë të përzihemi. Por, kur bëhet fjalë për çështjen e emrit, ne i mbështesim dhe i përshëndesim të gjitha nismat që do të sillnin deri në zgjidhjen finale të këtij problemi”, deklaroi Stano.