Reeker vlerëson përparimin e Ballkanit drejt integrimit në BE: Liderët të forcojnë përpjekjet

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker ka vlerësuar përparimin e bërë nga vendet e Ballkanit drejt integrimit evropian, por ka theksuar nevojën që udhëheqësit të forcojnë përpjekjet e tyre.Duke folur për Radion Evropa e Lirë në Sarajevë, Reeker ka veçuar Kroacinë, e cila është pranuar në Bashkimin Evropian të hënën.Ai po ashtu ka vlerësuar përpjekjet e Kosovës dhe të Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre.Reeker ka thënë se në Bosnjë vazhdon të ketë probleme dhe ka fajësuar udhëheqësit e saj, të cilët, sipas tij, kanë zgjedhur të mos funksionojnë.