Trojka dhe mospajtimet me qeverinë greke
Ndihma financiare për Greqinë mund të jepet e ndarë në këste, nga Bashkimi Europian për shkak se Athina zyrtare nuk ka arritur të përmbushë afatin që skadon këtë fundjave për të vendosur se cilët nga nëpunësit civilë do të humbasin vëndet e tyre të punës, raportojnë mediat helene.Masa e mobilitetit për 12.500 punonjës civilë mbetet pezull në negociatat mes Trojkes dhe grupit punues grek, ndërsa pritet një takimi i ri të shtunën mes Ministrit të Financave grek Yannis Sturnaras dhe përfaqësuesve të Trojkës.Nëse është e nevojshme, diskutimet mes dy palëve do të vazhdojnë deri të hënën, kur do të mblidhet përsëri Eurorgroupi, bëjnë me dije mediat greke.Konkretisht, pjesë e mospajtimit të tyre janë përafërsisht 3.500 punonjësit e policisë bashkiake, të cilët duhet të kalojnë sa më shpejt me Policinë ose do të vihen përkohësisht në dispozicion, siç kërkon Trojka.Komisioneri i Çështjeve ekonomike dhe monetare i BE-së, Olli Rehn, ka konfirmuar se një pjesë e këstit të ardhshëm mund të mbahet deri sa çështja e largimit nga puna të jetë zgjidhur."Është e mundur, por nuk është e sigurt," tha Rehn në një seminar në Mikkeli të Finlandës, kur u pyet rreth kësaj çështjeje."E gjitha varet nga fakti nëse Greqia mund të përmbushë të gjitha kërkesat që ata janë të angazhuar për të."Të premten në mbrëmje zëdhënsë i Ministrsë së Financave tha se të dy palët kanë qenë "afër" për një marrëveshje. Kësti i ardhshëm i ndihmës është 8.1 mld € , ndërkaq një pjesë punonjësve të cilët përballen me heqjen nga puna u mblodhën të premten jashtë godinave të Ministrisë në Athine.