Qeveria ri-drafton ligjin për Amnisti, hiqet neni 3

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes ka ri-draftuar Projektligjin për amnistinë, por duke hequr tërësisht nenin 3 dhe duke lënë nenin 5.Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka deklaruar se pas konsultimeve me partitë opozitare dhe me kryeministrin është vendosur që të hiqet neni 3 i këtij ligji, që sipas tij ka qenë më i konstestuari. Miratimin e këtij projektligji e ka vlerësuar edhe Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Philip T. Reeker.Në mbledhjen e kabinetit qeveritar të mbajtur ditën e premte, zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka thënë se neni 3 është hequr tërësisht, ndërsa neni 5 vazhdon të mbetet.“Dje ligji për amnisti nuk kaloi në Kuvend dhe është e natyrshme që Qeveria ta bëjë një procedim të ri të ligjit për amnisti, por me ndryshime. Pas konsultimit me kryeministrin jemi pajtuar që nenin 3 ta heqim nga ky projektligji. Po ashtu, do ta shtojmë që të gjitha veprat penale që kanë rezultuar me lëndime trupore dhe me vrasje nuk do të amnistohen dhe besoj që ndryshimet e reja në bazë të diskutimit edhe në Kuvendin e Kosovës, duket që me nenin 5 janë të pajtueshëm, që ka të bëjë kryesisht me rezultatin e marrëveshjes që e kemi arritur në Bruksel. Po ashtu, dua të them që sot edhe me LDK-në dhe AAK-në, jemi pajtuar që ky projektligj të procedohet në Kuvend dhe javën e ardhshme të miratohet”, ka deklaruar Kuçi.Ne seancen parlamentare te se enjtes, me 70 vota për, 21 kundër dhe 2 abstenime nuk ka arritur të kaloj në lexim të parë ky projektligj, pasi që janë dashur 2/3 e votave të deputetëve. Kurse gjatë debatit një pjesë e deputetëve kanë kërkuar heqjen e neni 3 nga ky projektligji.Ndërkohë, zëvendësndihmëssekretari amerikan i shtetit PhilipReeker, ka theksuar se ligji për amnisti është pjesë e rëndësishme së marrëveshjes së 19 prillit.Gjatë ditës së sotme kabineti qeveritar ka miratuar edhe Projektligjin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar dhe projekt-strategjia qeveritare dhe plani i veprimit me shoqërinë civile 2013-2017.