Ashton sërish në Prishtinë, javën e ardhshme vizitë në Beograd

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, do të udhëtojë të martën në Beograd.Në kryeqytetin serb ajo do të takohet me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç, kryeministrin Ivica Daçiç, si dhe zëvendëskryeministrin e parë Aleksandar Vuçiç, me të cilët do të bisedojë për përparimin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit.Një ditë më vonë Ashton do të jetë në Kosovë.“E mirëpres vazhdimin e bisedimeve me liderët serbë dhe kosovarë, në mënyrë që të qojmë para dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tash”, ka thënë Ashton.Në kabinetin e saj, të hënën më 8 korrik, do të mbahet raundi i 13-të e dialogut në mes të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe atij serb Ivica Daçiç.Më 28 qershor Bashkimi Europian vlerësoi përparimin që Kosova dhe Serbia kanë arritur për normalizimin e marrëdhënieve duke I hapur dritën jeshile Kosovës për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.Ndërsa për Serbinë  çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE, bisedime këto që kushtëzoheshin nga disa vende anëtare të unionit me përmirësimin e marrëdhënieve me Prishtinën.