Bruksel, përfundon pa marrëveshje takimi Thaçi-Daçiç

Ka përfunduar pa marrëveshje për Telekomin dhe energjinë  raudi i 13-të në Bruskel mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaci dhe atij serb Ivica Dacic nën ndërmjetësimin e shefes së Bashkimit Europian për politiken e jashtme Cathrine Ashton. Ndërsa sipas deklaratës të zëdhënëses së baroneshës Maja Kocijancic "tekstet për telekomin dhe energjinë  pothuajse janë finalizuar" dhe se "diskutimet për këto tekste do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme", gjatë vizitës Catherine Ashton në Beograd dhe Prishtinë.

Baronesha Ashton në deklaratën e saj për media tha se "pas vendimit historik të Këshillit Evropian në Qershor, për hapjen e bisedimeve për pranim me Serbinë dhe fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim - Asocimit me Kosovën, BE është duke vërejtur hapat e ardhshëm të implementimit".

Ashton theksoi se "është me  rëndësi madhore që puna për implementimin  të vazhdojë gjatë javëve dhe muajve, ashtu siç parashihet me Planin e implementimit" dhe ka shtuar se "është e kënaqur që të dy Kryeministrat e konfirmuan përkushtimin e tyre për këtë qëllim".

 Ndërkohë, pas takimit në Bruksel Baronesha Ashton do të vizitojë të martën Beogradin, ndërsa të mërkurën Prishtinën.