Rasmussen: NATO do të ndërhyjë në Kosovë, nëse dikush tenton të minojë progresin
Sekretari Gjeneral i NATO-s Andres Fogh Rasmussen ka shprehur gatishmërinë e NATO-së dhe të KFOR-it për të ndërhyrë në çfarëdo situate kur dikush do të tentonte të kthente mbrapa progresin e arritur në Kosovë.Gjatë vizitës së tij në Kosovë ai ka thënë se FSK-ja ka shtuar kapacitet e saj, ndërsa për barrikadat në veri tha se Komandanti vendos për këtë që të ofrojë siguri të plotë të lëvizjes.Rasmussen pas takimit me kryeministrin, Hashim Thaçi ka thënë se mirëpret bashkëpunimin që do të vendoset për implementimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.Ai tha se marrëveshja jep shpresë për një jetë më të mirë dhe për të ardhme më të mirë për njerëzit dhe popujt në këtë rajon.Për Rasmussen është vitale që të sigurohet që kjo marrëveshje të implementohet drejtë.Rasmussen kur është pyetur për FSK-në dhe kapacitetet e saj, tha se ajo ka bërë progres të dukshëm dhe është shprehur i bindur se FSK-ja do të vazhdojë me kryerjen e mandatit të tashëm, që është ofrimi i mbrojtjes së popullsisë civile dhe në reagime ndaj katastrofave dhe të ngjashme.Kurse, për barrikadat,ai tha se Komandanti është ai që pasi që të analizojë situatën, vendos kur të largohen ato që të ofrojë liri të lëvizjes për të gjithë.Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se me KFOR-in kanë bashkëpunim të shkëlqyer dhe se FSK-ja deri më tani gjithmonë ka gjetur mbështetjen e tyre.Ai duke folur për marrëveshjen tha se Serbia duhet ta implementojë atë. Thaçi ka thënë se pret ndihmë nga NATO dhe KFOR, në implementimin e marrëveshje në praktikë.Një ditë më parë ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt tha se Kosova dhe Serbia duhet të tregohen të vendosura në zbatimin e marrëveshjes së arritur për normalizimin e marrëdhënieve reciprokeSi rezultat i konstruktivitetit të treguar në dialog, Serbia ka marrë tashmë një afat kohor për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kurse Kosova miratimin për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.