Gruevski letër Samaras, i propozon modelin “Thaçi-Daçiç” për zgjidhjen e kontestit të emrit

Kryeministri Nikolla Gruevski i ka dërguar një letër homologut të tij grek, Andonis Samaras, përmes së cilës kërkon një takim për të biseduar rreth tejkalimit të çështjeve të hapura dhe propozimeve për kontestin e emrit.Sipas njoftimit të kabinetit qeveritar, Gruevski ka kërkuar takim gjatë kësaj jave për të avancuar negociatat dhe për të afruar qëndrimet për një zgjidhje të kontestit të emrit.Gruevski përmes letrës i ka propozuar homologut grek formimin e ekipeve të ekspertëve nën udhëheqjen e kryeministrave të të dyja vendeve, ku drejtpërdrejt do të bisedohej për zgjidhjen e kontestit dhe do të kërkohej përkrahje që Maqedonia të marrë datën për nisjen e negociatave për anëtarësim.Një nga propozimet e bëra është që edhe këto bisedime të zhvillohen nën patronatin e ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic.