KVV: Partitë të mos luajnë pinpong, vetëm KQZ mund të çertifikojë zgjedhjet

Në pritje të daljes së tabelave përfundimtare të rezultateve edhe për 3 qarqet e fundit në vend, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë risjell në vëmendje shqetësimin për certifikimin e rezultatit zgjedhor dhe ndarjen e mandateve të deputetëve. Në një konferencë për mediat KVV deklaroi se çertifikimi i zgjedhjeve mund të bëhet vetëm nga KQZ, ndërsa apeloi ndaj dy subjekteve kryesore politike të mos kalojnë në pinpongje, duke e transferuar këtë proçes në institucione jokopetente.“Në kohën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të funksionojë vetëm me katër anëtarë, KVV nënvizon se ligji ia dedikon vetëm KQZ certifikimin e rezultatit.Theksojmë se kodi e përcakton Kolegjin Zgjedhor si të përkohshëm dhe si rezultat, ai nuk mund të shpërndajë mandatet e deputetëve. Një akt i tillë mund të deligjitimojë të gjithë procesin. Duhet që KQZ të bëjë certifikimin e procesit zgjedhor”thekson në deklaratë KVV.Duke analizuar procesin zgjedhor në terësi, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë e cilëson pozitiv, me disa mosmbarëvajtje të vogla, duke e vënë theksin tek votimi familjar, i cili shtrihet në një pjesë të mirë të vendit.Në këtë kontekst KVV shprehu shqetësimin lidhur me ankesat e depozituara në KQZ, pasi sipas tyre, asnjë prej problemeve të evidentuara në ditën e votimit nuk është ankimuar nga partitë politike.“Koalicioni ka qenë me një metodologji mikse, duke përdorur vëzhguesit fiks, lëvizës dhe statistikat, që lejon përgjegjësimin e gjetjeve. Niveli i besueshmërisë së kësaj metodoligje të përdorur nga koalicioni është 95%. Nga gjetjet e dala nga monitorimi vërehet që ecuria në përgjithësi është pozitive.Vërehen gjithashtu edhe mosmbarëvatje dmth shkelje, si votimi familjar në një pjesë të mirë të qëndrave të votimit në vend. Ajo çka morëm nxitje për të dalë sot është se procesi i ankimimit në KQZ nuk evidenton asnjë nga këto mosmbarëvajtje. Është në vullnetin e subjekteve politike për të ankimuar këto shkelje, por ajo që përbën shqetësim duket se vullneti politik për ta pranuar rezultatin ka bërë që të kalojnë në heshtje edhe shkeljet ligjore”përfundoi në deklaratën e tij KVV.