Pa rezultat përpjekjet për arrestimin e shqipëtarëve në Greqi
Vazhdojne për të dytën ditë kërkimet për arrestimin e shqiptarëve të arratisur nga burgjet e Trikalasë, ku sipas policisë helene deri me tani nuk ka pasur asnje rezultat nga operacioni në zonën e Paramithisë dhe në zonat pranë kufirit greko-shqiptare.Policia greke ka ngritur një operacion gjigand për të identifikuar dhe arrestuar shqiptarët që vranë policin grek në Livadhia para disa ditësh.Deri tani policia helene ka raportuar se gjatë ditës së djeshme është grabitur një motor me te cilin mendohet se kane levizur te arratisurit.Më parë mediat greke duke cituar burime të policisë thanë se gjatë orëve të mëngjesit të së premtes shqipëtarët kanë hapur zjarr ndaj policisë në Arta dhe kanë vjedhur dy makina të cilat më pas i kanë braktisur.Gjatë gjithë natës së të shtunës forcat e fuqishme të EKAM dhe OPKE së bashku me oficerët e policisë së Prevezës, Thesprotisë dhe Janinës kanë krehur rajonin e Paramithias dhe Filiatas me mjete elektronike dhe kamera termike.Ndërkohë janë kryer dhe arrestime të shumta të shqiptarëve në këto zona për indentifikimin e ndonje informacioni. Fakti që nuk është gjetur ndonjë informacion që do të çonte në gjurmët e shqiptarëve që u arratisën nga burgjet e Trikala ka shqetësuar autoritetet, pasi sipas tyre ata mund të kenë arritur të kalojnë në tokën shqiptare.Të arratisurit janë duke u përpjekur për të arritur në Shqipëri duke lëvizur në rrugën e vjetër provinciale Philippiada-Igumenicë dhe policia pohon se e njohin mirë këtë zonë.Ndërkaq dy ditë më parë gjatë një përplasje me policinë greke dy shqiptarë prej grupit te arratisur mbeten të vrare nga policia greke.Më 22 mars nga burgu i Trikalas u arratisën 11 shqiptarë, 3 prej të cilëve iu kapën menjëherë. 5 të tjerët që nga ajo ditë janë endur nëpër zona të ndryshme të Greqisë dhe herë pas herë janë përleshur me armë me policinë.