Zëvendësimi me Ballën, Malaj: S’jam anëtar i forumeve drejtuese të PS, zgjodha lirinë e mendimit

Një ditë pas vendimit të lidershipit të selisë rozë Edi Rama për zëvëndësimin e Arben Malajt me Taulant Ballën në Asamblenë Kombëtare të PS, vjen dhe ragimi i Malaj. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social facebook ai qartëson opinionin publik se nuk është më anetar i forumeve drejtuese te PS-se, pasi është vetëlarguar me vullnetin e tij nga ai nivel perfaqesimi.“Ne pergjigje te disa miqve dhe kolegeve duhet te qartesoj se nuk jam me anetar i forumeve drejtuese te PS-se. Une vetlargova nga ai nivel perfaqesimi. Midis nje karrike dhe lirise per te menduar i lire kam zgjedhur perhere kete te dyten” sqaron Malaj.Në kushtet kur si kandidat i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit dështoi të rimandatohet si deputet në qarkun e Vlorës, Malaj shton më tej se deri ne shtator në detyrim të Kushtetutës do të respektojë statusin e deputetit.“Per detyrimet mirenjohese ndaj socialisteve dhe vendit tim kam shume mundesi konkrete ti permbush me dashuri dhe pergjegjshmeri.. Deri ne Shtator kam detyrime kushtetuese te respektoj statusin e deputetit. Pas ketij momenti do te kem angazhime konkrete ne pjesen akademike dhe studimore per politikat publike dhe mireqeverisjen. Ju falenderoj te gjitheve me shume mirenjohje . Miqesisht Arbeni” përfundon Malaj.Të premten kryesocialisti Rama i propozoi Asamblesë përfshirjen në kryesinë e PS-së të Taulant Ballës, duke zënë kështu vendin e lënë bosh nga largimi i Arben Malajt, pas asaj që e quajti fitore të jashtëzakonshme e të papërsëritshme për PS në Librazhd, propozim që u miratua unanimisht.