Aksident në aksin Milot-Rubik, motori del nga rruga, humb jetën 40-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2013, 09:36
Një person ka mbetur i vdekur në një aksident automobilistik në Milot. Ngjarja është regjistruar vetëm pak minuta më parë në aksin rrugor Milot-Rubik, pranë lagjes së Skelajve, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i tij.Burime nga policia lokale bëjnë me dije se viktima është shtetasi Antonio Keqi, 40 vjeç. Ndërkaq uniformat blu të Milotit kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.