Basha kërkon ndarje të re administrative: Politika të gjejë konsensus, është domosdoshmëri
"Ndarja e re administrative në vendin tonë si dhe shpërndarja e fondeve në mënyrë proporcionale është e domosdoshme për të vijuar zhvillimin e mëtejshëm të rajoneve".Kështu është shprehur nga Kukësi kryetari i shoqatës së bashkive, njëkohësisht dhe kryebashkiaku i kryeqytetit, Lulëzim Basha gjatë një takimi për decentralizimin e pushtetit vendor në kwtw qytet. Sipas tij forcat e ndryshme politike duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për të realizuar një gjë të tillë, pasi hapat fillestar, sipas tij, janë ndërmarë në këto 8 vite kur në krye të qeverisë ka qenë mazhoranca e djathtë.Këto deklarata Lulëzim Basha i ka bërë gjatë një seminari të mbajtur në Kukës, nga Asambleja e Rajoneve të Europës në të cilën ishin të pranishëm edhe kryetarët e Qarqeve shqiptare, përfaqësues të organizatave që operojnë në Shqipëri, aktorë europian si dhe ekspertë të ndryshëm. Ky takim ka çelur mundësinë e diskutimit në thellësi për sfidat e qeverisjes dhe organizimit të ardhshëm territorial të vendit si dhe përcaktimin e qartë të kompetencave të niveleve të ndryshme administrative.