Rama miting festiv në Vlorë: Gabimet e Berishës dhuratë për ne

Kryetari i Partisë Socialiste, deputeti i Vlorës, njëherësh dhe kryeministri i qeverisë së re të së majtës, rithehet në Vlorë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit .I votuar dhe i mandatuar në Vlorë së bashku me gjashtë deputetët  fitues të Vlorës e konceptuar si një miting përshëndetës me pjesëmarrjen e mijëra banorëve, simpatizantëve të PS-së, Rama doli në tribunë së bashku edhe me ata të cilët siguruan një mandat në parlament dhe me ata të cilët nuk e kishin siguruar në listat e Partisë Socialiste mandatin për deutetë. Pas rreth 1 ore koncert me këngë e valle të krahinës labe, fjalën përshëndetëse e mbajti kryebashkiaku Gjika.“Respekt , tha Gjika në fjalën e tij për të githë ata që zgjodhën Ramën dhe ata që zgjodhën Vlorën”.Në mitingun përshëndetës në sheshin “Pavarësia” të Skelës, krah bustit të Ismail Qemalit,  Rama u rendit krah deputetëve dhe garuesve me bashkëshorten e tij. Rama në fjalën e tij theksoi se pas dy muajsh ne do të përballemi me një realitet të rrënueshëm në të gjithë Shqipërinë .“Pas dy muajsh ne do të përballemi me një realitet të rrënueshëm në të gjithë Shqipërinë . Fitorja e 23 Qershorit ka një kuptim të qartë, njerëzit nuk votuan për të hequr disa dhe rivendosur disa , por për të rindërtuar jetën shoqërore të vendit. Njerëzit bënë një revolucion të heshtur, na votuan për të na dhënë të drejtën që të bëjmë shtet. Kjo është një sfidë, ne nuk duhet të harrojmë kush na ka vënë dhe pse na kanë vënë në krye të vendit. Ne na kanë dhënë mesazhin ose do të bëjmë progres ose do të ndëshkohemi si  kundërshtari ynë”, tha Rama.Më tej në fjalën e tij Edi Rama theksoi se: “Unë do të kem zyrën e deputetit në Vlorë dhe do të mbajë kontakte me të gjithë ata që na votuan dhe ata që nuk na votuan. Të gjithë duhet të mbajnë hapur zyrat e tyre atje ku i kanë votuar, ka vazhduar Rama. Kundërshtari ynë na ka bërë një dhuratë të çmuar, na ka lënë në tavolinë një libër të trashë me gabimet e tij, dhe ne duhet ta lexojmë për të parë gabimet e tij. Ne do të punojmë për të realizuar angazhimet  tona për vendin dhe rrugën e  saj drejt Bashkimit Europian, ne do të punojmë për Vlorën, qytetin e themeleve të vendit e të shtetit, për ta kthyer në një nga portat më të bukura të mesdheut e një nga portat më të afërta me perëndimin”, tha kryesocialisti RamaNë përfundim Rama falenderoi të gjithë ata që patën besim dhe që e votuan, militantët, drejtueit e partisë dhe të gjithë stafin si dhe kryebashkiakun Shpëtim Gjika dhe e mbylli fjalën e tij duke thënë që të bëjnë durim edhe dy muaj se për ta fillon një periudhë e vështirë dhe e gjatë dhe e pagjumtë për ata të cilët u besuan....