Durrës, makina përlaset me trafikëndarësen, humb jetën drejtuesi i mjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2013, 08:49
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e parë të mëngjesit të së shtunës në Durrës.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në rrethrrotullimin e Shënvlashit, ku shtetasi Shpëtim Tepshi 62 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit tip benz me targa DR 5269 D me të cilin udhëtonte, duke u përplasur me trafikndarën dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë bërë dhe kqyrjen e vendit të aksidentit të rëndë.Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit në të cilin mbeti i vdekur 62-vjeçari, banues në lagjen nr 8 të Durrësit.