Teatri antik i Adrianopolit nga më të kërkuarit në luginën e Drinosit

Dy  monumente të rëndësishme të luginës së Drinosit, siç është teatri antik i Adrianopolit dhe  Teqeja e Melanit, kanë kaluar nën administrimin e zyrës së Parkut Arkeologjik të Antigonesë.Sipas drejtorit të Parkut të Antigonesë, Ëngjëllush Serjani, ndërhyrja e parë është bërë për të  eliminuar vegjetacionin në teatrin e Adrianopolit, i cili ndodhet  vetëm 14 km në jug  të Gjirokastrës.Teatri i iAdrinopolit është ndërtuar nga perandori  Adrian dhe është një monument ku për 6 vjet  rresht kryhen gërmime arkeologjike nga një grup arkeologësh italo - shqiptarë. Falë këtyre  gërmimeve është rritur ndjeshëm edhe sipërfaqja e vizitueshme e këtij teatri që deri tani ka qënë një monument prej të cilit nuk merreshin të ardhura nga vizitorët ndërkohë që pas vendosjes nën administrim nga zyra e parkut të Antigonesë ai do të vendoset në efiçencë financiare pasi është një nga monumentet e trashëgimisë nga më të kërkuarit në luginën e Drinosit.Teatri është ndërtuar në shekullin e dytë pas Krishtit dhe ka një kapacitet prej 4 000 vendesh.