Venezuela dhe Nikaragua i ofrojnë azil Snowden-it
Dy Presidentët e Venezuelës dhe Nikaraguas, janë shprehur të gatshëm t'i ofrojnë azil politik, Edward Snowden-it, njeriut që publikoi dokumentet mbi përgjimet.Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro tha se do t'i ofrojë azil politik të kërkuarit, i cili besohet se fshihet përkohësisht në aeroportin e Moskës.Raportimi vjen vetëm pak çaste, pasi presidenti i Nicaraguas, Daniel Ortega, tha se do t'i ofronte Snowden-it azil në vendin e tij "nëse rrethanat e lejojnë". Ortega nuk dha detaje të tjera në deklaratën e tij, të bërë gjatë një fjalimi në Managua, përveç faktit se vendi i tij është "i hapur dhe në respektim të të drejtës për azil".Wikileaks bënë të ditur se ish-kontraktori i CIA-s, Edward Snowden, tashmë i arratisur dhe i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara për esktradim, i cili akuzohet për spiunazh, ka aplikuar për azil politik në 6 vende të tjera. Por ajo nuk ka pranuar të thotë se cilat janë keto vende "për shkak të ndërhyrjes së mundshme të shteteve të bashkuara".Snowden ka kërkuar nga 21 vende azil, shumica e të cilëve kanë hedhur poshtë kërkesën e tij. Por edhe në qoftë se një vend pranon kërkesën e amerikanit, përsëri situata mund të rezultojë teper e vështirë, citojnë mediat ndërkombëtare.Hapësira ajrore europiane mund të mbyllet për çdo avion të dyshuar për kërkimin e të arratisurit, citon korrespodenti i BBC.Bolivia, e cila është ende në shqyrtim të ofertës së azilit ndaj tij, u përball me një problematikë të panevojshme me aeroplanin e Presidentit të saj, të cilit iu mbyll hapësira europiane, gjatë kthimit të presidentit nga një vizitë në Moskë.Kjo, për arsye se kishte pasur spekulime, se 30-vjeçari ndodhej në aeroplanin, që transportonte presidentin Evo Morales, nga Rusia për në La Paz, në fillim të kësaj jave.