Vijojnë raportet tregtare SHBA-BE

Mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë do të zhvillohen takime të nivelit të lartë për të sqaruar çështjen “Datagate”, por megjithatë, duket se kjo nuk do të ndikojë në raportet tregtare.Presidenti amerikan Barack Obama dhe kancelarja Angela Merkel zhvilluan mbrëmjen e së mërkurës një bisedë telefonike, ku riafirmuan angazhimin e tyre për nisjen e negociatave për një marrëveshje për shkëmbimin e lirë mes SHBA dhe BE.Ndërkohë, Uashingtoni zyrtar po përpiqet të zbusë tensionet edhe me Italinë, me ambasadorin amerikan në Romë që ka shkëmbyer bisedime të ngrohta me ministren e Jashtme, Bonino.Dy ditë më parë presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso i kërkoi shpjegime Shteteve të Bashkuara për programet e përgjimit, të denoncuara nga ish-kontraktori i CIA-s, Edward Snowden.