SHBA-Gjermani, plane për bisedime mbi akuzat për përgjime

Presidenti Barak Obama dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel ranë dakord për organizimin e një takimi mes zyrtarëve amerikanë dhe gjermanë të sigurimit gjatë ditëve të ardhshme për të diskutuar zërat se Agjencia e Sigurisë Kombëtare ka përgjuar mbi 500 milionë telefonata, emaile dhe komunikime të tjera që kanë kaluar përmes Gjermanisë.Kjo ndodh ndërkohë që Këshilli i Evropës ka sugjeruar që qeveritë evropiane të presin që Shtetet e Bashkuara të shpjegojnë situatën para se të bëhen reagime të panevojshme për këto zëra. Akuzat për përgjimin e telefonatave dhe aktivitetit të internetit në Evropë kanë dominuar titujt e lajmeve.Njoftimi për programin e përgjimit është bërë temë e nxehtë në fushatën zgjedhore në Gjermani. Social-Demokratët, që pritet të sfidojnë Kristian-Demokratët e zonjës Merkel, po kërkojnë që Berlini të hetojë zyrtarët amerikanë të zbulimit.Social-Demokratët kanë kërkuar që prokurorët gjermanë të shkojnë në Moskë për të marrë në pyetje Edëard Snoëdenin, ish-kontraktorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare që akuzohet se ka nxjerrë informata për programin e përgjimit të kësaj agjencie. Jashtë Gjermanisë, reagimet kanë qenë më të buta.Shqetësimet se akuzat e fundit mund të minojnë bisedimet amerikano-evropiane për tregtinë duket se kanë qenë të pabaza. Dje Kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti francez Fracois Hollande ranë dakord të heqin dorë nga kërkesa për shtyrjen e bisedimeve, pasi Uashingtoni premtoi se do ta diskutonte çështjen e përgjimeve në bisedime paralele me negociatat tregtare.Ndërkaq Presidenti i Bolivisë Evo Morales ka kërcënuar se do të mbyllë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bolivi, si një reagim ndaj bllokimit që iu bë avionit ku ai do të udhëtonte nga Rusia në vendin e tij pak ditë më parë. Morales u pengua nga hapësira ajrore evropiane, nën dyshimin se Edward Snowden ndodhej në bordin e avionit.