Portugalia mund të përfshihet nga kriza politike?

Kostot e huamarrjes së Portugalisë kanë rritur ndjeshëm frikën e një krize politike në rritje në vend. Dorëheqja e dy ministrave kryesorë kanë rritur presionin mbi qeverinë e koalicionit të Portugalisë, ndërsa në rrezik është dhe programi i reformave.Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, tha se ai ishte duke ndjekur situatën "me shqetësim". Portugalia mori borxh me vlerë më shumë se 78 miliardë euro  në maj 2011, me kusht që ajo të zbatuar masa shtrënguese. Por këto masa kanë bërë që njerëzit të dalin në demostrata.Raportet e medias lokale thonë se më shumë se dy ministrat pritet të japë dorëheqjen, ndërsa Kryeministri Pedro Passos Coelho ka premtuar për të qëndrojë në zyrë për të vazhduar punën por kjo nuk është e qartë nëse Partia Popullore do të vazhdojë të punojë me të.Koalicioni qeverisës e ka të vështirë të përmbushë kushtet e paketës së shpëtimit, të marrë në 2011 nga qeveria socialiste e asaj kohe, e masat e kursimit cilësohen shkak për krizën më të keqe në Portugali që prej viteve '70.Portugalia ka qenë në recesion për dy vjet dhe ekonomia pritet të tkurret me 2.3% këtë vit. Papunësia është rritur në një nivel të lartë rekord prej 18 për qind.