Egjipt, 3 të vdekur gjatë protestës paqësore
Protestat që nisën paqësore u kthyhen të dhunshme edhe një herë në Egjipt.Tre persona kanë vdekur pas përleshjeve të ushtrisë egjiptiane me përkrahësit e presidentit Muhamed Morsi, që protestuan për përmbysjen e tij nga pushteti.Incidenti ndodhi teksa turmat u mblodhën jashtë zyrave të oficerëve të Gardës Presidenciale, ku besohet se po mbahet Morsi."Vëllazëria Myslimane" ka kërkuar rivendosjen e tij. Ndërkohë ushtria, e cila rrëzoi presidentin egjiptian për shkak të trazirave, mohoi se ka qëlluar ndaj turmës.Megjithatë korespodenti i BBC-së që ndodhet në vendngjarje tha se kishte parë ushtarët që kishin qëlluar mbi protestuesit. Fillimisht ishin mbledhur rreth 2,000 persona para zyrave qëndërore të gardës presidenciale, pas faljeve të së premtes në xhaminë afër Rabaa el-Adevije.Ndërsa turma u shtuar dhe filloi duke shtyrë ushtaret që ksihin rethuar gardën ku aty sipas BBC trupat hapën zjarr .Sipas raportomeve deri tani situata duket se po tensionohet perseri mbështetësit e presidentit Mursi janë duke qëndruar përpara gardes.Më parë Ushtria e Egjiptit është zotuar se do të garantonte të drejtën e protestës, por ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë asnjë veprim i cili do të kërcënojë sigurinë kombëtare. Para kësaj deklarate, ushtria ka paraburgosur liderët e Vëllezërisë Myslimane, që mbështet Morsi. Ky krah politik e ka quajtur grusht shteti përmbysjen e Mohamed Morsi, i cili ishte presidenti i parë i zgjedhur demokratik i Egjiptit.Ndërkohë kryeprokurori i Egjiptit ka nisur një hetim në lidhje me akuzat se Mohamed Morsi dhe liderët kryesorë të Vllazërisë Muslimane nxitën dhunën dhe vrasjen e protestuesve, një ditë pasi Ushtria rrëzoi presidentin.Prokurori, gjeneral Abdel Maquid Mahmoud, lëshoi një urdhër, që ndalon Morsin dhe 35 pjesëtarë të tjerë të lëvizjes së tij, të largohen nga vendi gjatë kohës që janë nën hetim.