Lituania, Presidencë pas një krize të rëndë ekonomike
Lituania e ka marrë përsipër presidencën e BE pas një krize të rëndë ekonomike. Vetëm përmes një programi rigoroz kursimesh u bë i mundur balancimi i buxhetit të dhe stabilizimi i ekonomisë. Një ndihmë qe edhe financimi i BE, i cili veproi si një program stimulues. Rreth Vilnës janë ngritur me fondet e BE parqe teknologjike të shumta. Në fokus janë kompanitë që prodhojnë teknologji me lazer.Kjo industri ka një traditë të gjatë në Lituani. Kjo kompani i ka rritur shitjet e saj vjetore deri në 30 për qind. Një nga blerësit kryesorë të produkteve të teknologjisë së lartë me lazer është Japonia. Në Lituani janë krijuar më shumë se 100 vende pune. Kjo politikë industriale është në qendë të vëmendjes së Presidencës lituaneze si një model për kapërcimin e krizës ekonomike edhe në vendet jugore evropiane."Shfrytëzimi i buxheti i BE në mënyrë efektive dhe përdorimi i fondeve për investime në infrastrukturë dhe teknologji të reja për të arritur rritje ekonomike dhe për të siguruar të ardhura nga taksat që të stabilizojnë buxhetin shtetëror të shteteve të BE është një proces afatgjatë."- thotë Algirdas Butkevičius, kryeministër i Lituanisë.Kryeministri ituanez mendon se euroja një herë për një herë është e stabilizuar. Tani duhet që BE-ja të dalë nga stanjacioni ekonomik që të bëhet e gjitha më konkurruese.