Kriza politike, Europa sytë nga Portugalia

Evropa vazhdon t’i ketë sytë nga Portugalia pas krizës politike në këtë vend, ndërsa tregjet i frikësohen zgjedhjeve të parakohshme në këtë vend.Kryeministri i Portugalisë është takuar me ish Ministrin e tij të Jashtëm, i cili dha dorëheqjen gjatë kësaj jave, duke u përpjekur për ta bindur atë për të shpëtuar koalicionin e tyre. Bisedimet thuhet se kanë qenë konstruktive.Kryeministri portugez Pedro Passos Coelho është përpjekur për qetësimin e krizës politike dhe për të shmangur trazirat e zgjedhjeve të parakohshme.Edhe presidenti Anibal Cavaco Silva është bërë pjesë e kësaj përpjekje, ndërsa ka nisur bisedimet me partitë e tjera. Koalicioni në pushtet është nën presion të madh për të arritur objektiva të vështira shtrënguese të diktuara për shpëtimin e vendit.Portugalia ka vazhduar me kokëfortësi programin e reformave pavarësisht nga recesioni që e ka mbërthyer. Kjo ka zemëruar sindikatat dhe partitë e krahut të majtë.Dy Ministra të kabinetit qeveritar dhanë dorëheqjen, me argumentin se ka një mosaprovim të lartë të publikut ndaj kursit të Qeverisë. Vendi ka qenë në recesion prej dy vjetësh dhe ekonomia pritet të rrudhet sërish.