Protestat në Egjipt, ndërhyn ushtria, 30 të vdekur
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe rreth 200 janë plagosur gjatë përleshjeve në 24 orët e fundit në Egjipt. Ndërkohë burimet e cituar nga mediat nderkombetare bejne fjale dhe per 7 ushtarë te vdekur.Përveç Kajros portestat janë përhapur në Aleksandri, Sina dhe qytete të tjera. Trazirat nisën fillimisht të premten pasi mijëra mbështetës të Morsit u mblodhën jashtë Gardës Presidenciale në Kajro ku besohej se presidenti Muhamed Morsi po mbahej i arrestuar.Pavarësisht imazheve dhe raportimeve të mediave ndërkombëtare që po trasmetojnë nga Egjipti, kanali shtetëror Egjiptian, raporton për vetëm tre viktima.Dhuna mes përkrahësve të Morsit dhe kundërshtarëve të tij nisi pasi Forcat e sigurisë egjiptiane hapën zjarr ndaj përkrahësve të Morsit, duke vrarë 3 persona e duke lënë dhjetëra të plagosur.Mediat ndërkombëtare duke iu referuar burimeve të Ministrisë së Shëndetësisë në Egjipt, thanë se viktimat janë protestues pro Morsi si dhe të forcave të sigurisë.Në Aleksandri nga përleshjet e dhunshme mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit Muhammed Morsi shënohen 12 vikima. Një korrespondent i BBC, i cili mbeti i plagosur, raportoi nga vendngjarja se kishte parë trupat ushtarake të qëllonin në drejtim të turmës së njerëzve.Ndërkohë kanë filluar edhe arrestime në masë të eksponentëve të Lëvizjes së Vëllazërisë Myslimane. Numri 2 i kësaj lëvizjeje islamiste dhe ish-kandidati për president Khairat El-Shater është arrestuar, sipas disa burimeve egjiptiane të cituara nga agjencia zyrtare Mena. Mbi të rëndon akuza për nxitje të dhunës, thonë burimet.Departamenti Amerikan i Shtetit ka denoncuar dhunën e së premtes dhe ka bër thirrje për të gjithë liderët ë vënë një ndalesë për çdo agresion të mëtejshëm..