Ekonomia në SHBA, në qershor u hapën 195 000 vende pune

Ritmet e papunësisë në Shtetet e Bashkuara mbeten në 7.6 për qind. Raporti i nxjerrë dje nga Departamenti i Punës thekson gjithashtu se ekonomia ka hapur 195 mijë vende të reja pune. Megjithëse ritmet e papunësisë janë më pozitive se gjatë krizës, ato mbeten të larta krahasuar me përqindjen e dekadave të mëparshme. Studiuesit po përpiqen të analizojnë shkaqet për këtë rimëkëmbje të ngadaltë:Ekonomistët thonë se zhvillimi i shpejtë teknologjik dhe mospërputhja mes kualifikit që kanë punënjësit dhe nevojave që kanë punëdhënësit është pjesërisht shkaku për këtë rimëkëmbje të ngadaltë.Studiuesit e kompanisë ACT kanë analizuar miliona amerikanë gjatë pesë vjetëve për të parë nëse kanë kualifikimin që kërkohet nga tregu i punës – njohuri të matematikës së aplikuar, aftësinë për grumbullimin dhe analizimin e informacionit.Ata zbuluan se individët me arsim më të mirë dalin më mirë në konkurse, por sipas kompanisë ACT, niveli më i lartë arsimor nuk nënkupton medoemos nivel më të lartë aftësish në punë. Hope Clark e kompanisë ACT thotë se shumë nga ata që u analizuan nuk ishin në gjendje të identifikonin informacionin e vlefshëm dhe ta organizonin atë në një formë që i shërben një kompanie, si për shembull për të përgatitur grafikë dhe statistika:“Nëse Shtetet e Bashkuara bëjnë një punë më të mirë për të analizuar kërkesat e tregut të punës, mund të arrijmë sukses më të madh në kualifikimin e krahut të punës në përputhje me këto kërkesa”.Kompania ACT ka përvojë të pasur në analizimin e aftësive të nxënësve të shkollës së mesme për të parë nëse janë gati të përballojnë kërkesat e universitetit.Ndërkaq, studiues në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, MIT, thonë se përparimet e mëdha në teknologjinë kompiuterike mund të jenë shkaku i problemeve në tregun e punës gjatë viteve të fundit.Zhvillimet teknologjike kanë eliminuar nevojën për disa vende pune, por njëkohësisht kanë hapur edhe vende pune më cilësore dhe me pagë më të mirë.David Rotman i Institutit MIT thotë se ka vite që kompiuterat kanë eliminuar shumë vende pune në prodhimin industrial, industrinë e shërbimeve dhe shitjet me pakicë, por tani po përdoren gjithnjë e më shumë edhe në sektorin financiar, në arsim, mjekësi dhe në firma avokatie:“Pra makinat do të bëjnë gjinjë e më shumë lloje punësh dhe ritmet e përparimit teknologjik do të përshpejtohen”.Zoti Rotman thotë se disa studiues mendojnë se natyra e punës po ndryshon. Vende pune në zyrat postare apo në shërbim të klientit po zhduken, por po hapen vende pune në sektorin e teknologjisë së lartë.