Koreja e Jugut propozon bisedime me Veriun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2013, 12:18
Koreja e Jugut ka propozuar bisedime të nivelit të lartë me Veriun, në lidhje me rihapjen e zonës së përbashkët industriale Kaesong.Seuli ka bërë ofertën një ditë pasi Phenjani ka thënë se zyrtarët e Koresë së Jugut mund të vizitojnë kompleksin e mbyllur për të inspektuar dhe mirëmbajtur pajisjet.Puna në fabrikë, e cila ka qenë simbol i rrallë i bashkëpunimit Veri-Jug, është ndërprerë në prill për shkak të tensioneve të larta rajonale.Përpjekjet për të mbajtur bisedime të nivelit të lartë muajin e kaluar, kanë dështuar për arsye procedurale.“Qeveria do që bisedimet të mbahen në fshatin e armëpushimit - Panmunjom”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Unifikimit të Koresë së Jugut.Koreja e Veriut nuk i është përgjigjur ende propozimit.