Trazirat në Egjipt, ushtria: S’do tolerojmë asnjë veprim që cënon sigurinë kombëtare

Ushtria e Egjiptit është zotuar se do të garantojë të drejtën e protestës, por ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë asnjë veprim i cili do të kërcënojë sigurinë kombëtare.Deklarata e saj është bërë në prag të protestës që kanë lajmëruar grupet islamiste për ditën e sotme pas faljes, kundër përmbysjes së Mohamed Morsi nga posti i Presidentit të shtetit.Para kësaj deklarate, ushtria ka paraburgosur liderët e Vëllezërisë Myslimane, që mbështet Morsin. Ky krah politik e ka quajtur grusht shteti përmbysjen e Mohamed Morsi, i cili ishte presidenti i parë i zgjedhur demokratik i Egjiptit.Ushtria është zotuar se nuk do të ndërmarr asnjë veprim të jashtëzakonshëm autokratik kundër cilitdo grupi politik. Ndërkohë kryeprokurori i Egjiptit ka nisur një hetim në lidhje me akuzat se Mohamed Morsi dhe liderët kryesorë të Vllazërisë Muslimane nxitën dhunën dhe vrasjen e protestuesve, një ditë pasi Ushtria rrëzoi presidentin e parë të vendit, të zgjedhur në rrugë demokratike.Prokurori, gjeneral Abdel Maquid Mahmoud, lëshoi një urdhër, që ndalon Morsin dhe 35 pjesëtarë të tjerë të lëvizjes së tij, të largohen nga vendi gjatë kohës që janë nën hetim.Në ditë më parë kreu i Gjykatës Kushtetuese, Adly Mahmud Mansur u betua si President i Egjiptit. Mansur tha se e vetmja mënyrë për të shkuar përpara janë zgjedhjet e reja, por pa dhënë ndonjë datë se kur mund të zhvillohen.