Amerika feston 237-vjetorin e Pavarësisë

Në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si çdo 4 korrik prej 237 vjet po festohet Dita e Pavarësisë, datë kur më 1776 13 kolonitë e para amerikane kanë shpallur pavarësinë nga Mbretëria Britanike.Festa e Pavarësisë tradicionalisht festohet me ndezje fishekziaresh, me parada në kryeqytet dhe qytete të tjera të mëdha, si dhe me koncerte festive dhe tubime e këngë patriotike e pikniqe. Por, shumica e amerikanëve e feston ditën e pavarësisë me darka familjare.Qyteti më i shënuar dhe më i vizituar të paktën në aspektin historik, mbetet Philadelphia në shtetin Pennsylvania, që njihet si vendlindja e SHBA, ku baballarët e kombit u takuan për të hartuar Deklaratën e Pavarësisë.Parada kryesore mbahet në Washington, ku tradicionalisht parakalojnë veteranët dhe bandat muzikore prej 50 shteteve nga mbarë vendi.Në përvjetorin e pavarësisë përkujtohet guximi i themeluesve të vendit dhe falënderohen forcat amerikane në shërbim në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe kontigjentin e forcave paqeruajtëse amerikane në Kosovë që me përkushtimin e sakrificën e tyre prej 14 vjetësh i shërbejnë paqes.  Amerika, një shtet i ndërtuar mbi idealet, barazinë dhe lirinë do të bëhej për më tepër se dy shekuj një nga vendet më të preferuara për të emigruar, pikërisht në kërkim të këtyre idealeve