Siberi, 4 të mbijetuar nga rrëzimi i helikopterit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2013, 08:48
Ekipet e kërkimit në Siberi kanë gjetur katër persona të gjallë në vendin, ku, të martën, është rrëzuar një helikopter MI-8.Ministria për Situata Emergjente e Rusisë ka thënë se katër personat, tre anëtarë të ekuipazhit dhe një fëmijë, i kanë mbijetuar incidentit.24 njerëz të tjerë në bordin e helikopterit, në mesin e tyre dhjetë fëmijë, kanë vdekur.Rajonu Jakutia, ku është rrëzuar helikopteri, shtrihet në veri të Qarkut të Arktikut.Helikopterët atje përdoren shpesh për të transportuar njerëzit në zona më të largëta.