Itali, arrestohen 43 shqiptarë, pjesë e dy organizatave të trafikut të drogës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2013, 08:18
Vihen në pranga 43 persona, antarë të dy organizatave kriminale shqiptare në shtetin fqinj, Itali. Aksioni i policisë është kryer gjatë natës së kaluar nga karabinierët italianë në 6 rajone të vendit, Piemonte, Lacio, Lombardi, Umbria, Toskana e Veneto.Sipas mediave italiane këto dy organizate kriminale shqiptare ishin të specializuara në trafikun ndërkombëtar të drogës, ndërsa është regjistruar edhe një numër i madh grabitjesh, realizuar nga antarë të tyre.Policia italiane zbulon se veprimet e dy organizatave ndërmerreshin dhe koordinoheshin përmes internetit, kryesisht përmes rrjetit social facebook.